Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeBotaSekuestrohen 1.3 tonë kokainë në portin Vlissingen të Holandës

Sekuestrohen 1.3 tonë kokainë në portin Vlissingen të Holandës

Gati 1.3 tonë kokainë janë sekuestruar nga oficerët e doganës në portin e Vlissingen në Holandë.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se droga ishte e fshehur në dy kontejnerë me banane dhe kap në treg një vlerë prej 95 milionë euro.

Kontejnerët ishin nisur nga Ekuadori për në portin e Vlissingen nëpërmjet Antwerp, raportojnë mediat lokale.

Sipas prokurorëve, kompania që ka konteinerët me banane në Vlissingen nuk është e përfshirë në trafikun e kokainës.

Në përfundim të aksionit, sasia e drogës është asgjësuar nga policia.

Antwerp dhe porti holandez i Roterdamit janë portet kryesore të hyrjes në Evropë për trafikun e kokainës.

Në shtator të vitit të kaluar, Europol publikoi një raport ku thuhej se përdorimi i kontejnerëve për të transportuar drogë i ka bërë portet me volum të madh pune si Antwerp, Roterdam dhe Hamburg epiqendrën e re të tregut evropian të kokainës.

Antwerp është porti më i madh i hyrjes për kokainës, pjesa më e madhe ka të ngjarë të jetë e destinuar për organizatat kriminale që operojnë jashtë Holandës, nga ku kokaina shpërndahet më tej në destinacione të tjera evropiane.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories