Administrata Bajden (Biden) po përgatitet të dërgojë sistemin e shumëkërkuar të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, duke përmbushur një nga kërkesat kryesore të qeverisë, për të minimizuar dëmet nga sulmet e sulmet e vazhdueshme ruse.
Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar publikisht dhe privatisht sistemin si një mënyrë për të mbrojtur infrastrukturën dhe popullsinë civile nga sulmet e pamëshirshme me dron dhe raketa ruse.
Bajden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski të dielën, ku sipas leximit ukrainas ata folën veçanërisht për mbrojtjen nga raketat. Zelenski në thirrje falënderoi Biden për “mbështetjen e paprecedentë” nga SHBA. Zyrtarët thanë të martën se qeveria ishte gati të siguronte sistemin raketor.
SHBA po përgatitet të bëjë një hap të tillë si një masë efektive ndaj sulmeve me raketa balistike dhe dronë, të Ushtrisë Ruse. Ukraina ka ka kërkuar prej kohësh sistemin e mësipërm i cili ofron mbrojtje efektive nga ndaj dronëve dhe raketat. Po ashtu ato vlerësohen si një armë efektive me rreze të gjatë veprimi. Në një kohë që përgatitet transferimi i këtij sistemi të avancuar të mbrojtjes ajrore drejt frontit ruso- ukrainas, ekspertë të ndryëm mbeten skeptikë për këtë zhvillim. Kjo për faktin se ato mund të cilësohen si një përshkallëzim i konfliktit. Ndërkaq nga ana tjetër sistemi mësipërm kërkon personel të trajnuar dhe mirëmbajtje të vazhdueshme.
Lajmi për përgatitjen e transferimit mundshëm të baterive Patriot drejt Ukrainës erdhi presidenti Zelenski iu bëri thirrje vendeve të G7 për më shumë raketa, tanke, artileri dhe mbrojtje ajrore.
“Fatkeqësisht, Rusia ka ende një avantazh në artileri dhe raketa”, tha Zelenski. CNN raportoi të martën se administrata po “finalizonte” planet për të ofruar sistemin kompleks dhe të paralajmëruar, megjithëse ende ka nevojë për miratim nga Sekretari i Mbrojtjes, Llojd Austin (Lloyd Austin).
Daily Mail, duke iu referuar Shtëpisë së Bardhë, thotë se është diskutuar për “275 milionë $ municione dhe pajisje shtesë që përfshinin sisteme për t’iu kundëpërgjigjur sulmeve ruse me mjeteve ajrore pa pilot.”
Administrata ka identifikuar shqetësime të shumta në lidhje me ndarjen e sistemit, i cili është përdorur për të mbrojtur forcat amerikane dhe për të përforcuar aleatët kryesorë.
Bateritë zakonisht përfshijnë radarë dhe lëshues të shumëfishtë dhe kërkojnë personel të konsiderueshëm për t’u operuar.
Për të kapërcyer këtë problem, Pentagoni po përgatit një regjim trajnimi në bazën e ushtrisë amerikane në Grafenvohr (Grafenwohr), Gjermani, thanë zyrtarët amerikanë për rrjetin televiziv CNN, të cilit i referohet Daily Mail. Ky proces zakonisht zgjat me muaj, por ukrainasit po kërkojnë një mënyrë të përshpejtuar për të mbrojtjur sistemet energjitike dhe ato të ujit nga sulmet ruse me raketa dhe dronë të ofruar nga Irani, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm në këtë periudhë.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë punuar tashmë për të ofruar sisteme të mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike në Ukrainë. Por këto sisteme mbeten të kufizuara dhe ka mangësi municioni. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal bëri thirrje të dielën për raketa me rreze të gjatë dhe mbrojtje ajrore.
Shtëpia e Bardhë dhe NATO po bëjnë përpjekje për të shmangur vendosjen e një numri të madh të personelit të SHBA-së ose NATO-s brenda Ukrainës nga frika ose shkaktimi i përshkallëzimit. Administrata Biden njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën ditë më parë. Po kështu Pentagoni ka përsëritur herë pas here se do të shmangë dërgimin e personelit ushtarak për të luftuar në Ukrainë.