Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenski dënoi ashpër sulmin ajror të ushtrisë ruse ndaj një materniti në Mariupol, ku mbetën të plagosur 17 persona e dhjetëra të tjerë po ashtu janë ende nën shok. Shumë njerëz mbetën në rrënoja deri sa ekipet e shpëtimit mbërritën. Zelenki kërkoi mbylljen e hapësirës ajrore ukrainase për avionët rusë, duke vënë një ndalim futurimi.
“Mariupol. Goditje e drejtpërdrejtë e trupave ruse ndaj maternitetit. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënoja. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylleni tani qiellin! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin”,- postoi presidenti ukrainas.
Në një video të transmetuar në llogarinë e tij në Tëitter, dukeshin shkatërrimet e shkaktuara nga sulmi ajror mbi maternitetin. Në një tjetër video ai ironizoi : Fëmijët dhe gratë e këtij materniteti ishin një rrezik i madh për Federatën ruse”