Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeBotaBE vendos bllokimin e hapësirës ajrore për kompanitë ruse të fluturimit

BE vendos bllokimin e hapësirës ajrore për kompanitë ruse të fluturimit

Pak orë pasi preisdenti Vladimir Putin shpalli vendosjen në gatishmëri të sistemit tw mbrojtjes bërthamore, Bashkimi Europian njoftoi bllokimin e hapësirës ajrore për avionët e kompanive ajrore ruse. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Lejn, konfirmoi vendosjen e sanksionit të mësipëërm që vijon masën e bllokimit të SWIFT për bankat ruse. Von der Lejn tha se frekuencat e mediave pro ruse dhe të financuara nga Rusia do të bllokoheshin. Në listë Vonder Lejn përmendi “Russia Today” dhe “Sputnik”. Një masë e tillë ndërmerrej për të bllokuar propagandën ruse në BE.

Von der Lejn shoqërohej në konferencë nga ministri i Jashtëm i BE-së Jozep Borrel. Ai konfirmoi se vendet e BE-së do të vazhdonin dërgimin e armëve në ndihmë të Ukrainës.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories