Presidenti Amerikan Xho Bajden (Joe Biden) Nënshkroi urdhërin ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Në një postim në Tëitter, presidenti amerikan njoftoi se kishte firmosur urdhërin ekzkutiv për t’i mohuar Rusisë shkeljet flagrante të ligjit ndërkombëtar. Një vendim i tillë vjen pas ndërhyrjes së forcave të ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës, në territorin e republikave të vetëshpallura të Luhanskut dhe Donbasit. Më tej presidenti Amerikan tha se ishte duke komunikuar me aleatët, përfshirë këtu edhe qerverinë Ukrainase për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerreshin për të goditur Rusinë.