Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaUncategorizedRUSI/Rekruti vret shefin e njësisë së mobilizimit, refuzoi të shkonte në luftë

RUSI/Rekruti vret shefin e njësisë së mobilizimit, refuzoi të shkonte në luftë

Ngjarja ndodhi në qytetin Ust Ilimisk, kur një rekrut qëlloi katër herë me pistoletë komandantin e njësisë në ambientin e mobilizimit. Një video e postuar nga ukrainasit, shfaqen rekurtët e tjerë ndërsa ikin të tmerruar

Rusi, Irkutsk/ Një burrë i thirrur rrishtazi në shërbimin ushtarak rus, për t’u dërguar në frontin ukrainas, vrau komandantin e njësisë së mobilizimit në në qytetin Ust- Ilimsk, në rajonin e lindjes sw largët, në Irkutsk në Rusi. Autori u identifikua si Ruslan Zinin 25 vjeç, i cili ishte me statusin “e mobilizimit të pjesshëm”, sipas dekretit të fundit të nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin. Komandanti i njësisë së mobilizimit, Aleksandër Jelisev (Alexandr Yesileev), u qëllua katër herë nga Zinin, duke e lënë të vdekur. Informacioni u dha Anton Gerashenko,  këshilltari I Ministrisë së Brendshme të Ukrainës në një postim të tij në Tëitter. Pamjet e transmetuara nga Gerashenko trenonin të riun të prangosur me duar pas shpine, pasi më parë kishte qëlluar ndaj komandantit në ambientin e rekrutimit. Pamjet e postuara nga Gerachenko tregonin momentin pas ekzekutimit, ndërsa rekrutët largoheshin në panic. “Ai vendosi që burgu është më i mirë se vdekja në Ukrainë”,- shkroi këshilltari ukrainas në Twitter.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories