Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeShqipëriArrestohet një person i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite e...

Arrestohet një person i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite e 8 muaj burg

Një person i kërkuar ndërkombëtar nga autoritetet italiane, me akuzat e “vrasjes”, “plagosjes së rëndë” dhe “shfrytëzimit të grave për prostitucion”, u arrestua të martën me 8 maj nga  policia e Tiranës.  Policia tha se gjatë operacionit të koduarr “Sette” (Shtata), u ndalua 42 vjeçari me inicialet K.S, banues në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare i ndaluari ëshë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autorietet italiane, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, e ka dënuar me 7 vite e 8 muaj burg, për tri akuza. Në momentin e ndalimit për verifikimin e tij, personi iu ka dhënë efektivëve të policisë një dokument të falsifikuar. Dokumenti është verifikuar nga njësitet policore të cilët kanë konfirmuar se mjetit i identifikimit ishte fals. Menjëherë 42 vjeçarit nga Tirana, i janë vënë prangat dhe është përcjellë në ambientet e policisë së Tiranës. Pritet që ndaj tij të nisë edhe procesi penal për esktradimin drejt Italisë, për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories