Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmePolicia dhe SPAK kontrolle në vilën e Ervis Martinajt në Surrel

Policia dhe SPAK kontrolle në vilën e Ervis Martinajt në Surrel

Hetuesit kanë gjetur dokumente në banesën e tij, të cilat po analizohen prej tyre

SourceBalkanWeb

Me urdhër të SPAK Policia e Shtetit, ka kryer kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Surrel, të shtunën me 7 janar 2023.

portali on-line www.balkanweb.com, raporton se gjatë momentit të kontrollit në banesën e Martinajt në fshatin Surel nuk ka qenë i pranishëm asnjë familjar i Martinajt.

Nga raportimet e para thuhet se policia nuk ka gjetur sende të ndaluara nga ligji, por nga ana tjetër janë sekuestruar disa dokumente, të cilat pritet të analizohen me kujdes nga hetuesit e Policisë së Shtetit dhe SPAK.

Televizioni Top-Channel, raportoi se me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë kryer kontrolle në dy objekte në pronësi të Martinajt në Surrel. Kontrollet nisën në mesditë dhe përfunduan rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të shtunë së 7 janarit 2023. Ervis Martinaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimit plumbi i artë, pas marrjes së deklarimeve të të penduarit Nuredin Dumani. Ky i fundit ka rrëfyer se Ervis Martinaj e kishte paguar për të vrarë Endrit Doklen, por se nuk kishte arritur ta kryente këtë vrasje, për shkak të nivelit të lartë të sigurisë që demonstronte Dokle.

Mediat në Tirënë raportojnë se gjatë kontrolleve të kryera nga njësitë e policisë nuk ka pasur të pranishëm asnjë prej presonave të afërt të familjes së Martinajt. Më herët, me 26 dhjetor, policia kishte kryer kontrolle në banesat e xhaxhallarëve të Ervis Martinajt në Fushë- Kuqe, ku janë gjetur armë, municione sende të tjera të kundraligjshme të fshehura në koshere bletësh apo vende të tjera të sofistikuara.

Që prej muajit gusht të vitit 2022, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe askush nuk ka informacione mbi fatin e tij, ndërsa ka pasur shumë spekullime, nëse ai është eleminuar pas rrëfimit të Dumanit, apo është zhdukur për t’iu fshehur rivalëve dhe drejtësisë. Në vijim të kësaj sage, disa nga njerëzit e tij më të afërt u vranë në mënyrë të njëpasnjëshme, përpara se edhe vetë Martinaj të zhdukej.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories