Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaSportFutbollBajerni shkaterron Salzburgun 7-1

Bajerni shkaterron Salzburgun 7-1

Bajerni I Mynihut shkatërroi të martën në mbrëmje skuadrën austraike Salzburg në ndeshjen mes tyre të luajtur në “Allianz Arena”, e vlefshme për turin eleminator të 1/16 të Ligës së Kampioneve. Ndeshjen e hapi Levandosvki me një gol të shënuar me penallti në minutën e 12. Dhjetë minuta më vonë, në të 22 polaku dyfishoi shifrat po nga pika e bardhë, ndrësa në minutën e 23, ai arriti realizoi tripletën e tij të ndeshjes. Por golat nuk mbaruan këtu, pasi në minutën e 31, Leroi Sane, (Leroy Sané), i vuri kapakun pjesës së parë duke shënuar golin e katërt. Në pjesën e dytë Myler shënoi dy herë në minutat 54 dhe 83. Ndërmjet dy golave të Mylerit, Kjaergard (Kjaergaard), shënoi golin e nderit për austriakët. Në minutën e 85 Sane vulosi golin e tij të dytë të tij në këtë ndeshje, duke vulosur rezultatin 7- 1.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories