Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaSportFutbollHumbje dhe lojë e turpshme e Shqipërisë në Izrael

Humbje dhe lojë e turpshme e Shqipërisë në Izrael

Dy gabime të rënda të Hysajt në mbrotje i dhuruan izraelitëve fitoren, ndërsa goli i mrekullueshëm i Uzunit vlen për vetëm statistikë. Fundi i edicionit dhe fundi i kontratës për Rejën. A do ndahen rrugët e tij me FSHF-në ?

Ekipi kombëtar i fubollit i Shqipërisë mori një humbje zhgënjyese përballë Izraelit në Tel Aviv duke u mundur 2- 1. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ku skuadra Shqiptare duket se pati një avantazh të mirë në fushë kundrejt izraelitëve. Broja humbi rastin më të mirë për të kaluar skuadrën në avantazh, vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes, pasi i rrëmbeu një top një prej mbrojtëse izraelitë. Mirë po goditja e tij përfundoi në trupin e portierit vendës i cili e zotëroi menjëherë. Më tej Broja u mbulua mirë nga mbrojtësit izraelitë të cilët nuk i lanë hapësira. Pjesa e dytë nisi me një gabim të rëndë të Hysajt i cili në tentativë për të kryer një finte i dhuroi topin izralitëve. Topi i mbërritur në zonë u shty në rrjetë nga Vaisman (Ëeissman), i cili iu shpëtoi mbulimit të mbrojtësve. Loja e skuadrës qe e çakordruar dhe pa një filozofi dhe një objektiv. Ndryshimi erdhi me futjen në lojë të Bajramit I cili harkoi një top në zonë. Myrto Uzuni i gjendur në një pozicion jo të favorshëm realizoi një kthesë të bukur duke e çuar topin në rrjetë. Kur skuadra shqiptare po kërkonte golin e fitores një kundërsulm i vendësve e zuri mbrojtjen në panic. Një harkim diagonal nga e majta e sulmit izraelit kapi Hysajn në befasi. Në tentativë për të larguar topin ai ia dhuroi sulmuesit kundërshtar që nuk e pati të vështirë të realizonte. Në këtë mënyrë Shqipëria humbi rastin për të kaluar në vazon e parë në edicionin e ardhsëm të Ligës së Kombeve. Fundi i edicionit pritet të jetë edhe fundi I kontratës së trajnerit Edoardo Reja dhe tashmë me këtë humbje rrugët e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit, pritet të ndahen.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories