Vodhi 28 milion lekë të reja nga arka e shoqërisë që drejtonte, prangoset administratori, ndërsa merret në hetim edhe ekonoamistja e tij si bashkëpunëtore në vjedhje. K.M 59 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua nga njësia e Antikrimit Ekonomik të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me akuzat “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “fshehjes së të ardhurave” dhe “mashtrim”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky person, gjatë ushtrimit të detyrës si administrator në një shoqëri private, për një periudhë 3-vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur 28 milionë lekë të rinj nga të ardhurat e kompanisë. Sipas policisë në vijim të këtij veprimeve në lidhje me këtë hetim, policia tha se u procedua penalisht shtetasja N. GJ, e akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.