Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeBotaAbramoviç ndalohet të jetojë në Britani, i sekuestrohen pronat

Abramoviç ndalohet të jetojë në Britani, i sekuestrohen pronat

Pronari rus i klubit të Çelsit (Chelsea), është ndaluar të jetojë në britani që prej pasdites së të enjtes. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet britanike që thanë se Abramoviç, i cili njihet si një prej oligarkëve më të mëdhenj dhe i lidhur me presidentin rus Vladimir Putin, i është anulluar viza e biznesit. Manjati rus kishte marrë një vizë të re biznesi në vitin 2018, të cilën e përfitonte si investitor bazuar në ligjin britanik. Një rezidencë në Londër me vlerë 125 milionë paund është vënë në sekuestro, bashkë me klubin e Çelsit. Një jaht oqeanik me vlerç 450 milion paund po ashtu është pjesë e listës. Po ashtu edhe prona, biznese dhe llogari bankare në emrin e manjatit rus, pritet t’i shtohen listës së konfiskimeve. Abramoviçit, pritet t’i refuzohet hyrja në të ardhmen në vijim të sanksioneve të qeverisë britanike ndaj qeverisë dhe individëve rusë të lidhur me Valdimir Putin. Masat vijnë pas nisjes së sulmit rus ndaj territorit Ukrainas. Më herët ishte njoftuar edhe bllokimi uljes së avionëve të kompanisë ajrore ruse AEROFLOT në territorin britanik. Masa të tjera sanksionuese pritet të komunikohen po ashtu.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories