Policia synon të identifikojë materiale biologjike për kampione ADN-je në sendet e gjetura në tunelin e hapur në bulevardin Zogu i Parë, pranë një banke të nivelit të dytë e cila synohej të grabitej. Burimet thanë se të gjitha materialet janë dërguar për ekzaminim biologjik me shpresën për të identifikuar autorët. Hetuesit thonë se kanë dyshime mbi disa grupe personash, si përgatitës të këtij plani grabitjeje. Persona me precedentë penalë me tendencë gabitjen me dhunë apo edhe me skema të tilla të detajuara po verifikohen.