Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaUncategorizedDebati i parë televiziv, Makron fiton ndaj Lë Pen 59 me 39...

Debati i parë televiziv, Makron fiton ndaj Lë Pen 59 me 39 %

Emanuel Makron (Emanuel Macron) fitoi debatin e parë, me rivalen e tij Marinë Lë Pen (Marine Le Pen)katër ditë përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë. Sondazhet e para pas përfundimit të debatit jepnin një avantazh të fortë presidentit aktual Makron në raport me kandidaten e ekstremit të djathtë. 59 për qind te teleshikuesve që ndoqën debatin e transmetuar në kanalet kombëtaret TF1 dhe France3, mendonin se Makron ishte bindës në argumentet e tij ofruar zgjedhësve . Nga ana tjetër kandidatja e ekstremit të djathtë Marinë Lë Pen, arriti të bindte vetëm 39 për qind të shikuesve. Debati qe i fortë mes palëve, por më i qetë krahasuar me atë të vitit 2017. Ndasitë e programit ishin të qarta dhe të njohura tashmë. Lë Pen vijoi me retorikën e saj kundër të huajve dhe kundër msylimanëve, ndërsa presidenti actual u përqëndrua tek mbështetja sociale për shtresat më të dobëta. Një tjetër ndasi ishte edhe çështja e energjisë ku Lë Pen tentoi të sulmonte presidentin Makron për energjinë e rinovueshme nëpëermjet helioneve, apo energjinë bërthamore. Makron i cilësoi argumentet e ofruara nga Zonja Lë Pen si të vakëta dhe të pabazuara. Sa i përket pensioneve kandidatja e djathtë propozonte uljen e moshës së pensioneve në 60 e 62 vjeç që për Z. Makron ishte jashtë realitetit.aj

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories