Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaOpinionKolumnistVrasja e policit nga kolegu, kjo është e tmerrshme

Vrasja e policit nga kolegu, kjo është e tmerrshme

Nuk është rasti i parë, mund të jetë rasti i pesëmbëdhjetë në këto 30 vjet demokraci (në disa posta kufitare, në Shkodër, në Koplik, në Durrës, në Berat, në Dibër, tek RENEA, në repartin nr.712, në Gardë), të cilët nuk po i identifikoj me emra dhe me data, sepse i kam trajtuar ne librin “Të rënët”, i cili është në fazën e redaktimit.

Por përse ndodh kjo dramë me jetët njerëzore duhet që disa të japin arsyetime dhe përgjigje.

Polici ka mision mbrojtjen e jetës njerëzore me jetën e tij.

Polici paguhet për t’i shërbyer qytetarit e komunitetit me etikë, durim e përmbajtje deri në sakrificën supreme, ndërkohe që ai nuk duron sjelljen e kolegut dhe i merr jetën.

A janë korrekte, të plota dhe a zbatohen rigorozisht ato kushte, kritere e procedura për pranimin në polici?

Mos valle mungon ligjishmëria, integriteti  apo profesionalizmi i përzgjedhësve të kandidatëve?

A jane të plota programet e formimit baze dhe ato të përgatitjes së mëtejshme të policit për kuptimin e çmimit të jetës, të misionit dhe përgjegjësive të detyrës së tij, kuptimit të rëndësisë së vetëpërmbajtjes, qetësise, durimit dhe tërheqjes para situatave që sjellin humbjen e logjikës dhe nuk cenojnë ligjin.

Detyra e policit është e vështirë, kërkon supe të gjera, mendje të kthjellët dhe karakter të fortë.

Dikur për çdo polic mbahej “praktike disiplinore” nga eprori i drejtpërdrejtë, bëhej punë e diferencuar për të kuptuar botën e brëndshme, për të mesuar dhe ndihmuar vartësin në identifikimin e kapërcimin e vështirësive në punë, për të qenë afër tij në përballimin e problemeve që rridhnin nga çështje familjare apo marrëdheniet në punë, zhvilloheshin takime kokë më kokë dhe eprori duhej të ishte komandant, mësues, prind, psikolog, shok e koleg.

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Related stories