Vetura hyn përmes turmës së karnavaleve, 6 të vdekur 26 të plagosur

Policia arreston dy të dyshuar që ndheshin në veturën që shkaktoi aksidentin. Ende nuk dihen motivet, ndërsa policia për momentin ka përjashtuar pistën e aktit terrorist

0
239

Luvierë/Belgjikë

Gjashtë persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën kur një makinë u përplas në turmat e mbledhura për një karnaval në një fshat në qytetin jugor belg të Luvierës (La Louvière) të dielën në mëngjes, në krahinën frëngjisht folëse të Uallonisë (Wallonie) . Të dhënat u konfirmuan zyrtarisht nga zëvendës Prokurori Publik i Monsit që përfshin edhte qytetin e Luvierës.

Ngjarja ndodhi në mëngjes rreth orës 5:00 me orën lokale në qendër të fshatit Strepi- Brakenie (Strépy-Bracquegnies) prën Luvierës, gjatë zhvillimit të festës së karnavaleve në qytet, tepër të njohura në rajon.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe një tjetër që udhëtonte me të në të njëjtën veturë. Ende nuk dihen motivet, ndërsa ngjarja po hetohet në disa pista. Hetimet paraprake kanë lënë mënjanë për momentin pistën e një akti terrorist, por gjithçka mbetet e hapur.

“Në gjendjen aktuale të hetimit, ne e dimë se një automjet u përplas në një grup personash dhe se ne dimë se kanë vdekur 6 persona dhe janë plagosur 26 të tjerë. Nga të plagosurit dhjetë persona, janë është aktualisht në rrezik për jetën”,- tha Damië Verhejen (Damien Verheyen), zëvendës prokurori publik i Monsit, gjatë një konference për shtyp, i cituar nga gazeta belge “L’Union” (Bashkimi).

Më tej prokurori Verhejen vijoi: Në veturën që shkaktoi ngjarjen ndodheshin dy persona, banorë të Luvierës, të cilët u arrestuan”.

Ai shtoi se pista terroriste është përjashtuar për momentin.

“Një makinë që udhëtonte me shpejtësi të madhe u fut në turmën që ishte mbledhur për të marrë pjesë (karnaval)”, tha për agjencinë e shtypit Belga, kryetari i bashkisë së këtij qyteti në jug të Belgjikës, Zhak Gober (Jacques Gobert).

Në Belgjikë, qytetet dhe fshatrat organizojnë parada karnavalesh në rrugë, më të njohurat zhvillohen në Binshë dhe Alst (Binche, Aalst).

“Unë po ecja përkrah,” tha Teo, një dëshmitar në televizionin publik belg RTBF. “U ktheva dhe pashë një makinë që merrte përpara një trup. Vetura erdhi me shpejtësi dhe nuk frenoi. Në rrugë kishte shumë njerëz të shtrirë ”.

“Ajo që supozohej të ishte një festë e gëzueshme është kthyer në tragjike. Ne po monitorojmë situatën nga afër,” shkroi ministrja e Brendshme Annelies Verlinden. “Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet dhe miqtë e atyre që vdiqën dhe u plagosën gjatë incidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Strepi.”,- përfundoi ministrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu