Karvani i vdekjes i ushtarëve rusë nga Bjellorusia drejt Rusisë

Trupat ushtarëve rusë kanë mbushur morgjet bjelloruse. Lëngimet e të plagosurve në luftë dëgjohen në korridoret e spitalit Homel, ndërsa nuk ka vend pacientët vendas nuk ka vende. Morgjet janë mbi kapacitete, ndërsa trenat me arkivolet e ushtarëve të vrarë nisen natën

0
399

Trupat e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë po dërgohen nga Bjellorusia në Rusi me tren dhe aeroplanë brenda natës për të mos tërhequr vëmendjen. Por tashmë gjithçka është zbuluar. Radio Europa e Lirë, transmetoi një video tek shihen ambulancat ushtarake ruse që kalojnë nëpër qytetin bjellorus të Homel në fillim të marsit. Punonjësit në spitalin klinik të rajonit pretendojnë se më shumë se 2,500 trupa tashmë janë dërguar në Rusi që nga 13 marsi.

Ushtria e Ukrainës thotë se më shumë se 14,000 trupa të Kremlinit janë vrarë që nga pushtimi rus më 24 shkurt, ndërsa një vlerësim i inteligjencës amerikane e ka vendosur numrin në rreth 7,000. Ministria e Mbrojtjes e Moskës thotë se më pak se 500 ushtarë janë vrarë.

Tani stafi mjekësor bjellorus në Homel, në Bjellorusinë juglindore, ka përshkruar morgjet “të tejmbushura”. Nga ana tjetër një banor të qytetit Mazir (Mazyr) tha: “Pasagjerët në stacionin e trenit Mazir u tronditën nga numri i arkivoleve që po ngarkoheshin në tren. Pasi njerëzit filluan të xhirojnë video, ushtria i kapi dhe i urdhëroi t’i fshinin ato.”

Një mjek në spitalin kryesor të qytetit të Mazyrit paralajmëroi: ‘Nuk ka mjaft kirurgë. Më herët kufomat janë transportuar me autoambulanca dhe janë ngarkuar në trenat rusë. Pasi dikush bëri një video dhe e ngarkoi fut në internet, trupat u ngarkuan natën për të mos tërhequr vëmendjen”.

Zyrtarët në Spitalin Nr 4 në Homel kanë filluar të transferojnë ose mos pranojnë pacientë pas 1 marsit, për shkak të numrit të madh të ushtarëve rusë të plagosur që ndodhen aty për t’u trajtuar”

Një banor i cili u trajtua në spital tha: “Ka pafund rusë të plagosur atje. Është thjesht një tmerr. Janë ë shpërfytyruar tmerrësisht. Është e pamundur të qëndrosh aty. Rënkimet e tyre në të gjithë spitalin.’

Një tjetër mjek përshkroi shqetësimin në rritje midis vendasve se mund të kishte mungesë të ilaçeve të përditshme dhe veçanërisht mungesë të ilaçeve kundër tetanozit. Tetanozi është një sëmundje e zakonshme që prek ushtarët që vuajnë nga plagët e predhave dhe plumbave.

Homel kufizohet me Rusinë në lindje dhe Ukrainën në jug. Qyteti Homel është më i madhi i Bjellorusisë pas Minskut, dhe një qendër kryesore për tregtinë dhe transportin. Diktatori Alexander Lukashenko, tashmë një despot në Bjellorusi, po mbështet luftën e Putinit dhe lejoi vendosjen e njësive të mëdha ushtarake ruse në vend. Një numër i panjohur i trupave ruse u zhvendos në jug drejt kryeqytetit të Ukrainës Kiev, nga Homel.*

Përgatitur nga Daily Mail

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu