Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeBllokohen 25 mijë € të padeklaruara në portin e Durrësit

Bllokohen 25 mijë € të padeklaruara në portin e Durrësit

Paratë transportoheshin me një furgon pasagjerësh, shoferi i të cilit u ndalua nga policia. Një ditë më parë, po në portin e Durrësit u bllokuan 500 mijë € që ishin fshehur në një autobus që vinte nga Italia.

Për të dytën ditë rresht, policia ka bllokuar sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara, që po tentoheshin të kaloheshin në portin e Durrësit, nëpërmjet një furgoni pasagjerësh. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit të cilët konfirmuan se gjatë kontrollit të kryer të shtunën me 22 tetor në një furgon pasagjerësh që vinte nga Italia, , u u gjetën dhe u bllokuan 25 mijë euro të fshehura. Ende nuk ka të dhëna mbi poseduesin e parave, por policia ka ndaluar shoferin e furgonit. Policia tha se është duke vijuar verifikimet për origjinën e parave dhe destinacionin e tyre. Një ditë më parë të premten me 21 tetor po në portin e Durrësit policia bllokoi 522 mijë euro të padeklaruara që vinin nga Italia nëpëermjet një autobuzi pasagjerësh. Shoferi i autobuzit u ndalua nga policia, ndërsa një person tjetër është në hetim. Në të dy rastet policia ka nisur hetimet për akuzar e mosdeklarimit të të hollave në kufi si dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories