Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeBotaProtestuesit tentojnë të sulomojnë ambasadat e Iranit në Londër e Paris

Protestuesit tentojnë të sulomojnë ambasadat e Iranit në Londër e Paris

Revolta e vrasjes së Mahsa Aminit për mosmbajtjen e perçes, ka shkaktuar protesta edhe në Europë. Në Iran prej dhjetë ditësh vendi zien nga protestat.

Autoritetet policore në Londër dhe Paris kanë arrestuar dhjetëra persona të cilët po tentonin të sulmonin objektet e ambasadave në vendet respektive Britani dhe Francë, pas revoltave që kanë shpërthyer në Iran, për shkak të torturimit dhe vrasjes së një gruaje, Mahsa Amini, nga policia, për shkak të mos mbajtjes së perçes. Grupe të mëdha njerëzish u mblodhën përpara ambasadë së Iranit në Londë, ndërsa oficerët e policisë formuan një kordon sigurie për të ndalur grupin t’i afrohej ambasadës. Daily Mail shkruan duke iu referuar dëshmitarëve në vendin e ngjarjes se disa persona u përpoqën të “sulmonin” ambasadën iraniane si në Londër, duke “hedhur gurë dhe karrige në ndërtesë”. E njëjta situatë raportohet thuajse edhe në Paris. Trazirat e dhunshme janë përhapur në të gjithë Iranin prej më shumë se dhjetë ditësh dhe më së shumti në 46 qytet të mëdha, pas vrasjes së Aminit.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories