Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeGjeneral Arben Kingji propozohet për drejtimin e Ushtrisë Shqiptare

Gjeneral Arben Kingji propozohet për drejtimin e Ushtrisë Shqiptare

Kingji pritet të marrë detyrën e Shefit të Shtabit të Ushtrisë pas vendit të lënë bosh nga Bajram Begaj i cili u zgjodh e tashmë është president i Shqipërisë.

Arben Kingji është emri i ri që pritet të emërohet në krye të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pas largimit të Bajram Begajt nga drejtimi i Ushtrisë, pas zgjedhjes së tij nga Kuvendi si President i Republikës. Arben Kingji deri më tani mbante detyrën e Batalionit të Mbështetjes dhe mban prej pak vitesh edhe gradën Gjeneral Brigade. Me emërimin e tij në krye të Ushtrisë ai pritet të marrë gradën Gjeneral Major. Kingji njihet si ushtarak që ka shërbyer në misione të ndryshme jashtë vendit, si në Afganistan, Irak, si dhe ka qenë atashe ushtarak i Shqipërisë në Rumani. Ai ka kryer specializime të ndryshme pranë vendeve të NATO-s, si dhe kursin e lidershipit dhe të Shtabit të Përgjithshëm pranë Akademisë së Ushtrisë. Po ka mbajtur funksione të rëndësishme në Ushtri si komandant i Batalionit të Policisë Ushtarake etj. Gjatë kohës që Begaj drejtoi Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Kingji ishte një nga personat më të afërt dhe të vlerësuar nga Begaj. Në këtë mënyrë ai pritet të marrë besimin e autoriteteve më të larta të vendit.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories