Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeDiasporaAir France rikthehet në Shqipëri pas 31 vitesh

Air France rikthehet në Shqipëri pas 31 vitesh

Shoqëria ajrore Franceze Air France do të rikthehet të fluturojë nga Parisi në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Të shtunën me 9 korrik, shoqëria ajrore lider e fluturimeve në Francë dhe në Europë pritet të bëjë fluturimin e parë ë drejtim të Shqipërisë, me një fluturim që pritet të nisë në orën 08 :15. Nisja pritet të bëhet nga aerporti ndërkombëtar “Sharl De Gol” (Charles De Gaule) dhe parashikohet të zgjasë dy orë e 30 minuta. Air France, pritet të operojë me avionë Airbus 319, pjesë e flotës së kësaj kompanie. Fillimisht udhëtimet pritet të jenë dy herë në javë, por synohet që të jenë të përditshme. Gjatë periudhës së komunizmit Air Francë ishte e vetmja kompani ajrore perëndimore që operonte në aeroportin e Rinasit, ndërsa disa fluturime të tjera kishte nga Italia Hungaria dhe Zvicra.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories