Artileria e tankeve gjermane Panzerhaubitze 2000 të kalibrit 155 mm, e shumë pritur nga ushtria ukrainase, janë më në fund në fushë betejën, në frontin jug-lindor. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksei Reznikov, njoftoi në një postim në rrjetin social Twitter, mbërritjen e artilerisë së rëndë gjermane në fushën e betjeës. Në postimin e shoqëruar edhe me një bateri tankesh artilerie në fushëbetjë,
Reznikov, falënderoi homologen e tij, ministren gjermane të Mbrotjes
Kristinë Lambreht (Christine Lambrecht).
“Panzerhaubitze 2000 janë më në fund pjesë e arsenalit të obusit 155 mm të artilerisë ukrainase. I vlerësoj të gjitha përpjekjet e koleges sime, ministren gjermane të Mbrotjes Christine Lambrecht në mbështetje të Ukrainës. Artileritë tona do të nxehin fushën e betejës”, -tha Reznikov, duke falënderuar Gjermaninë për ndihmën.
Në një tjetër postim po në Twitter, Reznikov falënderoi po ashtu edhe ministern holandeze të Mbrojtjes Kajsa Ollongren. “Ky është një shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështje të Ukrainës. Vlerësoj lart përpjekjet e koleges time Lambreht dhe dua të faleënderoj Holandën dhe ministren e Mbrojtjes Kajsa Ollongren”,- postoi Reznikov.
Prej muajsh Ukraina kishte kërkuar pajisjen e saj me tanke të artilerisë së rëndë që do t’i jepnin asaj avantazh të konsiderushëm në fushnë e betejës kundër makinerisë ruse të luftës.
.