Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeKosovëZveçan, policia sulmohet gjatë një aksioni antidrogë

Zveçan, policia sulmohet gjatë një aksioni antidrogë

Illyria

Prishtinë, 24 maj 2022 – Policia e Kosovës njoftoi se zyrtarët e saj janë sulmuar me armë, të hënën, në fshatin Izvor të komunës së Zveçanit, në pjesën veriore të Kosovës. Në njoftimin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja të plumbave të shkrepur ndaj zyrtarëve policorë, të hënën, rreth orës 13:50, gjatë aksionit policor në një laborator të drogës.

Në njoftim thuhet se në drejtim të zyrtarëve policorë kanë shtënë persona të panjohur.

“Derisa njësitë policore ishin në kryerje të detyrës, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë. Në cilësi të provave materiale, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.

Në fshatin Izvor policia e zbuloi një laborator të drogës, në të cilin gjendeshin rreth 11 mijë fije marihuanë. Droga u konfiskua dhe u shkatërrua nga zyrtarët policorë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në treg droga e konfiskuar kishte një vlerë prej 6 milionë eurosh, kurse pajisjet e laboratorit vlerësohen rreth 1.5 milionë  euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro, ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories