Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeTiranë, polici bën çmenduri në komisariat, vret kolegun

Tiranë, polici bën çmenduri në komisariat, vret kolegun

Shkak dyshohet fakti se autori i krimit ndihej i vënë në lojë nga kolegët dhe nga polici që vrau

Një efektiv i patrullës së përgjithshme të komisariatit të policisë nr.3 në Tiranë, në rrugën “Mine Peza”, mbeti plagosur rëndë dhe më pas vdiq në spital, pasi u qëllua shtatë herë me armë zjarri nga kolegu i tij. Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, rreth orës 21:20, në ambientet e komisariatit, gjatë kohës së kryerjes së instruktazhit për efektivët e patrullës që duhej të merrnin turnin e tretë. Çaush Saliasi 55 vjeç mori plagë të rënda pasi u qëllua nga kolegu i tij Ludian Zaimi. Polici Saliasi vdiq në sallën e operacionit, pak kohë pasi mbërriti në Spitalin e Traumës.

Burime jo zyrtare thonë se dyshohet se konflikti ka nisur për shkak se autori i krimit është ndjerë i vënë në lojë herë pas here nga kolegët e tjerë ndër ta edhe Saliasi. Agjencia e Mbikqyrjes Policore, po heton rastin ndërsa i dyshuari është arrestuar tashmë. Po ashtu arma e krimit, që është edhe e shërbimit në përdorim të Zaimit, u sekuestrua nga hetuesit. Policia e Tiranës regoi në një njoftim zyrtar, duke thënë se një grup hetimi nën drejtimin e prokurorit të gatshëm po kryen veprimet e nevojshme proceduriale. Paralelisht një grup inspektimi i Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit, po ndjek po ashtu situatën, për të vijuar edhe me hetimin për përgjegjësit e mundshme administrative.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories