Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeBotaSulm me raketa në Izium, plagoset shefi i shtabit të ushtrisë ruse...

Sulm me raketa në Izium, plagoset shefi i shtabit të ushtrisë ruse Gjerasimov

Të shtunën thanë se kishin vrarë në Kharkiv edhe Andrei Simonov, një tjetër gjeneral i ushtrisë Ruse, duke rënduar bilancin e të vrarëve në radhët e hierarkisë së lartë të ushtrisë se Putinit

Shef i i shtabit të Ushtrisë Ruse Valeri Gjerasimov (Valery Gerasimov) u plagos të dielën nga  një sulm I ushtrisë ukrainase në qytetin e Izjumit (Izyum), jo shumë larg Kharkivit ku është vendosur komanda e e ushtrisë ruse që vepron në Ukrainë. Lajmi u bë I ditur nga Daily Mail, duke iu referuar burimeve të ministrisë së Brendshme të Rusisë, por pa identifikuar burimin. Gjerasimov u plagos gjatë një sulmi me artileri të rëndë të ushtrisë ukrainase, ku pati edhe persona të tjerë të lënduar. Gjerasimov mori plagë të rënda në këmbë por jo vdekjeprurëse. Menjëherë ai u nis për në Belgorod, e më në Moskë për t’iu nënshtruar mjekimit. Sulmi mbi komandën e ushtrisë ruse në Ukrainë ishte konfirmuar më parë edhe nga Ukraina, duke bërë të ditur për viktima si dhe faktin se aty qëndronte edhe Shefi I Shtabit të UShtrisë Ruse. Një ditë më parë ushtria ukrainase tha se kishte vrarë po ashtu në zonën e Kharkivit një general tjetër, Andrei Simonov. Gjatë ditëve të fundit në rajonin e Belgorodit, kufitar me Ukrainën janë regjistruar shpërthime të njëpasnjëshme të depove të armëve dhe çisternave të karburantit që përdoren si funrizme nga ushtria ruse drejt Ukrainës.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories