Pronari i një linje të prodhimit të detergjentëve në Shkodër u procedua penalisht nga policia lokale me disa akuza, pasi prodhonte dhe hidhte në treg detergjentë e produkte larëse rrobash. Policia e Shkodrës tha të shtunën me 24 prill se B. K, vjeç banues në të njëjtin qytet u procedua pasi gjatë kontrollit të kryer nga policia në ambientet ku ai punonte u gjet dhe u bllokua linja e prodhimit dhe përpunimit të produkteve larëse. Policia tha në deklaratën e saj se pronari realizonte dhe hidhte në treg produkte për të cilat nuk kishte çertifikatë regjistrimi pranë organeve përkatëse. Sipas burimeve të policisë produktet ishin kryesisht acide për përdorim shtëpiak. Prodhimi amballazhohej dhe shitej në treg sipas përgatitjes së kryer në linjën e prodhimit e cila ishte vendosur në lagjen “Guerilje” të Shkodrës. Policia tha se kishte dyshime se materialet e hedhura në treg nga ky subjekt ishin të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve. Gjatë kontrollit të kryer në ambientet e subjektit të këtij personi në lagjen Dobraç, njësitë hetimore të policisë sekuestruar produkte të ndryshme industriale për të cilat 54-vjeçari nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës.