Britania e Madhe do të ndihmojë më tepër Ukrainën ushtarakisht Ukrainën për të parbaëlluar agresionin, ndërsa pritet së shpejti rihapja e ambasadës së saj në Kiev. Lajmin e bëri të ditur kryeministri britanik Boris Xhohnson (Boris Johnson), në një postim të tij në rrjetet sociale mbrëmjen e të shtunës së 23 prillit. Po ashtu kryeministri Britanik thotë sanksionet të reja janë miratuar ndaj qeverisë dhe ushtrisë ruse. Sipas Xhonsonit Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë për të administruar provat e mizorive dhe krimeve të luftës së kryer nga ushtria ruse në Ukrainë. Në ndihmat e reja ushtarake që pritet t’i dërgohen Ukrainës përfshihen automjete të lëvizshme tepër të nevojshme në Ukrainë.
Postimi i plotë i kryeministrit britanik Boris Xhonson
“Sot fola me presidentin Zelensky për ta përditësuar atë mbi hapat e fundit të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Ukrainës.
Ne po ofrojmë ndihmë të mëtejshme ushtarake duke përfshirë automjete të mbrotjura.
Ne kemi marrë sankione të reja ndaj pjestarëve të Ushtrisë Ruse.
Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas ne do të rihapim ambasadën tonë në Kiev.
Qeveria britanike është duke ndihmuar për të mbledhur dhe provat mbi krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë
Russia duhet të mbajë përgjegjësi për këtë”. – thuhet në deklaratën e kryeministrit Xhonson në rrjetet sociale.