Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeBotaVdes ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Ollbrajt

Vdes ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Ollbrajt

Familja njoftoi vdekjen e ish- sekretares Amerikane në Twitter, ndërsa thanë se shkak ishte bërë sëmundja e kancerit nga e cila Ollbrajt vuante. Ajo do të mbahet mend si një nga mbështetëset më të mëdha të lirisë Kosovës dhe mike e mirë shqiptarëve

UASHINGTON (AP/Daily Mail ) – Madleine Ollbrajt (Madeline Albright), e para grua sekretare e shtetit e Shteteve të Bashkuara, vdiq të mërkurën nga kanceri në moshën 84 vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga, nga familja e saj të mërkurën.

Presidenti Bill Clinton zgjodhi Albright si kryediplomaten amerikane në vitin 1996, në administratën e tij të dytë pas zgjedhjeve të vitit 1995. Ollbrajt zëvendësoi në këtë post Uoren Kristorfer (Warren Christopher), duke u bërë një nga sekretaret më të fuqishme dhe më me ndikim në historinë e SHBA-së. Për Shqiptarët, Ollbrajt mbetet një nga personazhet ndërkombëtarë më të dashur, për shkak të ndikimit që ajo pati mbi presidentin Klinton, për ta bindur atë të niste fushatën e bombardimeve në Serbi pas masakrave dhe krimeve të luftës që ushtria serbe dhe Milosheviç po kryenin në Kosovë. Gjatë luftës Ollbrajt luajti rol të rëndësishëm duke ushtruar presion ndaj, kundërshtarëve të bombardimit të Serbisë. Po ashtu ajo luajti rol kyç në nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë në Francë, pas së cilës Kosova pa dritën e lirisë.

Përpara se të merrete postin e sekretares së shtetit Ollbrajt kishte mbajtur funksionin e e ambasadores së SHBA-së në në Kombet e Bashkuara. Në atë kohë, ajo ishte gruaja me detyrën më të lartë shtetërore në historinë e administratës amerikane. Megjithatë, ajo nuk ishte në radhën e pasardhësve për presidencën, sepse kishte lindur jashtë SHBA-së. Ollbrajt ishte një grua me origjinë hebreje e lindur në Pragë.

 “Ishte e rrethuar nga familja dhe miqtë”, njoftoi familja e saj në Tëitter. “Kemi humbur një nënë, gjyshe, motër, teze dhe mike të dashur.” Në të njëjtin postim familja tha se kanceri kishte qenë shkaku i vdekjes.

Në vitin 2012, Presidenti Barack Obama i dha Albright Medaljen e Lirisë, nderimi më i lartë civil i vendit, duke thënë se jeta e saj ishte një frymëzim për të gjithë amerikanët.

Albright mbeti e hapur gjatë viteve. Pas largimit nga detyra, ajo kritikoi Presidentin Xhorxh Bush për përdorimin e “goditjes së forcës” në vend të aleancave për të nxitur diplomacinë dhe tha se Bush kishte përzënë liderët e moderuar arabë dhe kishte krijuar potencial për një përçarje të rrezikshme me aleatët evropianë.

Përshtatur nga Daily Mail dhe Associated Press

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories