Presidentja Osmani: Kosova do ta përkujtojë përjetësisht

0
177

Pasi ka mësuar vdekjen e ish- sekretares amerikane të Shtetit Madelein Ollbrajt, ka reaguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Në një postim të sajin në Facebook, shoqëruar nga një foto me ish- sekretaren Ollbrajt, presidentja Osmani shprehet se ndihej thellësisht e tronditur nga humbja e mikeshës së madhe të Shqiptarëve. 

 “Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviçit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë”, – shkruan më tej presidentja.

Ajo shprehet se Ollbrajt e përkrahu pa rreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht.

“Modeli i saj i një heroine të pamposhtur, guximtare e të vendosur për të mbjellur vlerat demokratike në çdo vend, do të mbetet përherë modeli që do e ndjekim ne që patëm fatin ta njohim si dhe shumë breza pas nesh”.

Më poshtë postimi i plotë i presidentes Osmani

E tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-ve. Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah.

E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht.

Modeli i saj i një heroine të pamposhtur, guximtare e të vendosur për të mbjellur vlerat demokratike në çdo vend, do të mbetet përherë modeli që do e ndjekim ne që patëm fatin ta njohim si dhe shumë breza pas nesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu