Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaSportFutbollHaland drejt Mançester Sitit

Haland drejt Mançester Sitit

Operacioni për transferimin e norvegjezit pritet të kushtojë 100 milionë paund

Ylli norvegjez i futbollit Erling Haaland raportohet se se ka rënë dakord me kushtet personale për të nënshkruar një kontratë me skuadrën angleze të Premier Ligës, Mançester Sitin. Operacioni pritet të kushtojë 100 milionë paund. Lajmi raportohet nga portal GiveMeSport. Në këtë mënyrë skuadra e Guardiolës i jep fund konkurencës së skuadrës së Realit të Madridit, për të rrëmbyer gjigandin norvegjez.Të interesuar për të ishin edhe Barcelona dhe Paris Sën Zhermen (Paris Saint- Germain PSG), mirëpo Guardiola u tregua më konkret dhe më I shpejtë. Sipas portalit GiveMeSport, 63 milionë paund do të paguhen për të prishur kontratën me Borusian e Dortmundit.  Tarifat e agjentit dhe një pagesë ekstra për nënshkrimin gjithashtu janë parashikuar. Në total operacioni financiar për nënshkrimin me Erling Halandin pritet të kushtojë më tepër se 100 milionë paund.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories