Rusia ka kërcënuar se do të godasë karvanet që furnizojnë me armë Ukrainën, duke ndërmarrë lëvizje që leigjitmojnë goditjen e karvaneve të armatimeve. Kjo do të nxiste një përshkallëzim të konfliktit me vendet e tjera së paku në kufi me Ukrainën. Zv/ministri i Jashtëm rus Sergei Rijabkov (Sergey Ryabkov) kërcënoi SHBA-në se karvanet mund të bëhen bëhen shënjestra sulmi. “Pompimi i armëve nga një numër vendesh që SHBA-ja orkestron nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime”, theksoi diplomati rus.
Nga ana tjetër presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) kritikoi Perëndimin për mosveprimin e tij, duke thënë se “NATOmbetet e frikësuar”. Ai kërkoi më shumë përfshirje nga aleatët në negociatat e paqes dhe ofroi të paguante për më shumë sisteme anti-raketë. Si kundërpërgjigje, SHBA bëri premtime të vakëta për të ndërmarrë “hapa diplomatikë” për të ndihmuar qeverinë ukrainase. Zelensky, i cili tha se 1,300 trupa ukrainase janë vrarë deri më tani dhe 500 rusë janë dorëzuar dje. Presidenti ukrainas tha se forcat e Putinit mund ta marrin Kievin vetëm nëse ata “rrafshojnë qytetin me tokë”. Trupat ruse po afrohen gjithnjë e më afër kryeqytetit dhe konflikti mund të shpërthejë nga momenti në moment, duke rrezikuar tentativën e evakuimit.
“Nëse ata vendosin të bombardojnë me qilim Kievin, dhe thjesht të fshijnë historinë e këtij rajoni, historinë e Evropës dhe të na shkatërrojnë të gjithë ne, atëherë ata do të hyjnë në Kiev. Nëse ky është qëllimi i tyre, le të hyjnë, por do të duhet të jetojnë vetë në këtë tokë”