Një person i dënuar nga gjykata italiane e Padovës me 4 vite e 9 muaj burg për akuzën e grabitjes me armë, vjedhjes e dëmtimeve të tjera me dashje u arrestua nga komisariati i Policisë nr.2 në Tiranë. Admir Ruçi 32 vjeç, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pas vendimit të dënimit të dhënë ndaj tij nga autoritetet gjyqësore të vendit. Policia tha se pas ndalimit atij iu komunikua arrestimi i përkohshëm në pritje të marrjes së vendimit për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku duhet të vuajë dënimin për disa akuza të ngritura ndaj tij.