Lezhë 31 kg kanabis u konfiskuan nga Policia e Shtetit, gjatë një operacioni të drejtorisë vendore të Lezhës në zonën e Laçit dhe Mamurrasit. Lënda narkoitke u kap tek sap o transportohej nga Kruja drejt Mamurrasit nga dy persona të cilët u arrestuan në flagrancë. Një person tjetër u shpall në kërkim gjatë operacionit të koduar “Adriatiku”. Më tej policia tha se kishte sekuestruar dy automjete le të cilart po transportohej lënda narkotike, dy 2 aparate telefonash celularë dhe targa automjetesh të vjedhura që përdoreshin nga grupi. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit janë, R.M 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe D. L., 44 vjeç, banues në Krujë. Po ashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. K., 24 vjeç, banues në Krujë. Policia ndërhyri në flagrancë në oborrin e banesës së shtetasit R. M., i cili do të blinte lëndën narkotike që e kishin transportuar nga Kruja, shtetasit D. L. dhe S. K. Ky i fundit ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes së Policisë. Sipas hetimit të kryer, i arrestuari R. M. do ta shiste kanabisin në doza, në qarkun e Lezhës.
Ballina Video