Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeBotaAntonov kërkon ndihmë për të ringjallur An-225 Mriya

Antonov kërkon ndihmë për të ringjallur An-225 Mriya

Në një letër të postuar në rrjetet sociale nga Sergej Bushkov, (Sergei Buchkov) drejtor i kompanisë Antonov, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të aviatorëve dhe "botës së qytetëruar".

Antonov shpreson të mbledhë fonde të mjaftueshme për të rindërtuar An-225, të shkatërruar pas bombardimeve të ushtrisë ruse në nisje të pushtimit rus në Ukrainë.

Deri më tani, Antonov kishte komunikuar pak për fatin e An-225, më i madhi në botë për kapacitetin e tij të imbarkimit të mallrave. Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Sergey Bushkov pranoi shkatërrimin e aeroplanit të mallrave nga sulmet ruse. Në të njëjtën letër, drejtori i përgjithshëm i Antonov i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë prodhuesin e avionëve në rindërtimin e An-225.

“Megjithë kohët e vështira, ekipi Antonov e konsideron të nevojshme të parandalojë humbjen e pakthyeshme të këtij avioni legjendar dhe të fillojë punën për ringjalljen e An-225 Mriya”. Antonov thotë se ka ende të gjithë dokumentacionin teknik si dhe njohuritë që do t’i lejonin të rindërtonte aeroplanin e ngarkesave, me ndihmën e një fondi ndërkombëtar.

Antonov shpjegoi gjithashtu pse An-225 mbeti në hangarin e tij. Avioni kishte kryer punimet e tij të mirëmbajtjes në mbrëmjen e 23 shkurtit 2022. Pas këtij riparimi motori i 6-të ishte montuar sërish në një prej krahëve të mjetit fluturues. Avioni i ngarkesave do të nisej të nesërmen për në Leipzig, por pushtimi rus i Ukrainës vendosi ndryshe.

Sipas Antonov, përveç që shkatërruan An-225, bombardimet ruse në aeroportin Gostomel shkatërruan gjithashtu një An-26 dhe një An-74.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories