Pushtimi rus në Ukrainë është në ditën e 17 dhe ushtria ruse duket se nuk kishte parashikuar rezistencën e fortë të ukrainasve, pavarësisht inferioritetit numerik të ushtrisë dhe armatimit. Madje duket se në fakt epërsia ruse qëndron vetëm në forcën ajrore të kësaj të fundit, pasi ushtria ukrainase nuk ka nuk zotëron teknikë të përparuar armatimesh ajrore dhe kundërajrore. Aftësia e saj ushtarake mbështetet në armatime dhe avionë të kohës sovjetike. Ndërka në një postim në rrjetet sociale në facebook, Tëitter e Instagram, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko (Vitaly Klitschko) ka bërë sërish thirrje për ndihmë për të ndalur furinë idiote të presidentit rus Vladimir Putin. “Na ndihmoni të ndeshemi kundër luftës së Putinit”,- postoi Kliçko